Çellsi vendos për të ardhmen e Brojës dhe 22 lojtarëve të tjerë

E ardhmja e Armando Brojës është në ajër, pas përfundimit të këtij sezoni. Sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë i përfundon huazimi tek Evertoni dhe do të kthehet te Çellsi. “Blutë” e Londrës po ashtu e kanë jashtë planeve për sezonin e ardhshëm. “Rekord” raporton se Armando Broja është pjesë e listës me 23 lojtarë, që do të jenë në shitje gjatë merkatos së verës.

Trajneri Mareska nuk i ka pjesë të planeve, ndërsa pjesë e listës është edhe Zhoao Feliks. Ky i fundit qëndron në huazim te Milani ku po ashtu nuk ka lënë gjurmë.

Broja ka kaluar një periudhë të gjatë të mbushur me dëmtime. Së fundmi është rikuperuar plotësisht. Çellsi prej kohësh ka preferuar huazimin për 23-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa tashmë pritet largimi përfundimisht. Kujtojmë se kontrata e sulmuesit të lindur në Angli përfundon në vitin 2028.

LEXO EDHE:

Back to top button