Çellsi zbulon çmimin e biltave të finales në Champions

Më 29 maj do të zhvillohet ndeshja finale mes Çellsit dhe Man. Sitit, në stadiumin e Portos “Estadio do Dragao”. Dhe në këtë takim është paraparë edhe rikthimi i tifozëve për herë të parë në këtë stinor të Ligës së Kampionëve, pasi një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur, si shkak i rregullave “COVID-19”.

Klubi i Çellsit ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare mbi çmimin e tiketave, ku në radhën e parë çmimi do të jetë afro 600 euro. Në radhën e dytë në stadium, çmimi për një tiketë do të kushtojë rreth 440 euro, derisa më i lirë do të jetë ai në shkallët e larta të stadiumit – 69 euro. Çmimet e tiketave janë mësuar edhe për personat të cilët gjenden në karrige me rrota, ku do të jetë 69 euro.

Skuadra e Çellsit do të ketë 5.800 tiketa, derisa shifër të njëjtë do të ketë edhe Man. Siti.

LEXO EDHE:

Back to top button