Çellsi zgjidh çështjen “Broja”, zyrtarizimi brenda 24 orëve

Armando Broja duket se i ka dhënë zgjidhje të ardhmes së tij, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që do të qëndrojë në Premier Ligë. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar se 22-vjeçari shqiptar ka pranuar të huazohet te skuadra e Ipsuiç Taun. Pasi Çellsi u dorëzua ta shiste këtë verë, palët kanë rënë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipsuiç është zgjedhja e duhur, ku paga do të mbulohet nga “Blutë”.

Gjithashtu kanë rënë dakord që “Traktorët” do ta transferojnë menjëhrë Brojën verën e ardhshme për 30 milionë paund, nëse arrihet mbijetesa.

Çdo gjë pritet të konfirmohet shumë shpejt, me vizitat mjekësore që do të kryhen brenda këtyre 24 orëve.

LEXO EDHE:

Back to top button