Çerekfinalja e Kupës së Italisë, dy ndeshje interesante sot

Çerekfinalja e Kupës së Italisë, dy ndeshje interesante sot

Sonte do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Kupën e Italisë, e cila tanimë ka prekur fazën e çerekfinales së këtij sezoni.

Fiorentina dhe Roma do të synojnë të evitojnë befasinë sot, dhe të sigurojnë biletat e radhës drejt gjysmëfinales së kësaj gare.

Me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Artemio Franchi” do të jetë nikoqir i përballjes mes Fiorentinas dhe Torinos së Mërgim Vojvodës.

Ndërkaq, ndeshja e fundit e programit të sotëm të kësaj gare do të fillojë nga ora 21:00, ku Roma e Marash Kumbullës e pret në shtëpi skuadrën e Cremoneses.

18:00 Fiorentina – Torino
21:00 AS Roma – Cremonese

LEXO EDHE:

Back to top button