Certifikatet e rrejshme, dorëhiqen trajnerët e Verderit

Skuadra e Verder Bremenit konfirmoi se trajneri Markus Anfang dhe ndihmësi i tij, Florian Junge, kanë dhënë dorëheqje në postet e tyre. Që të dy janë nën hetime për shkak të certifikateve të rrejshme dhe se kanë gëznjyer të gjithë se janë të vaksinuar kundër “Covid 19”.

“Me këtë lëvizje që të dy trajnerët marrin përgjegjësi dhe do të ndihmojnë në qetësimin e situatë dhe publicitetit që u krijua rreth klubit në ditët në vijim. Ne e respektojmë vendimin dhe menjëherë do të nisim kërkimin për trajnerin e ri,” tha mes tjerash drejtori i klubit, Frank Bauman.

Anfang dhe Junge , përballen me kallëzim penal për falsifikimin e “Kovid certifikatës” dhe mund të përfundojë edhe pas grillave. Gjermania nuk toleron mosrespektimin e rekomandimeve të mbrojtjes nga “Covid-19.”

LEXO EDHE:

Back to top button