Çështja “Ahmetaj” shkakton debate të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë

Çështja “Ahmetaj” shkakton debate të ashpra në Kuvendin e Shqipërisë

Gazetar: Shkelzen Aqifi

Debate të ashpra në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, ku kryefjalë e diskutimit është çështja ‘Ahmetaj’, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Deputetët e PD-së mbajtën të bllokuar foltoren duke i kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla të fusë në rendin e ditës raportin e opozitës për kërkesën e SPAK për Arben Ahmetajn.

“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Këta duhet të dalin jashtë, se fjalor rruge nuk duhet të përderen kështu. Shokun Edi Rama na mori malli. Turp të keni!”.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet mëngjesin e së premtes në seancë të posaçme për ish zv-kryeministrin Arben Ahmetaj. Një ditë më parë, PS e PD ranë dakord në Këshillin e Mandateve që t’i hapin rrugë kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj i cili akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre vepra penale, si korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurive dhe pastrimi i parave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button