Çfar nuk duhet bërë kur të jemi me grip ?
Çfar nuk duhet bërë kur të jemi me grip ?

Ne vetëm e përkeqësojmë gjendjen
Kjo është një periudhë kur ftohja dhe gripi më së shumti na sulmojnë, ndërsa simptomat na çrregullojmë pa mëshirë funksionimin e përditshëm.
Për t’i zbutur këto simptoma, më me dëshirë shpejt të shkojmë deri te barnatorja për të blerë ilaçin i cili mund të na ndihmojë.
A e keni ditur që pikërisht kjo gjë është një ndër gabimet e mëdha të cilat mund t’i bëni kur sëmureni?
Në shumicën e rasteve, bëhet më shumë dëm se dobi, thekson farmacisti Abbas Kanani, transmeton Telegrafi.
– Shumica e njerëzve që në shfaqjen e parë të simptomave të ftohjes shkojnë në barnatore për të blerë ilaçin. Mirëpo, ky është një gabim i madh, sepse nuk ka kurrfarë lidhjeje a do të filloni menjëherë të shëroheni apo vetëm kur të bëhen më të forta simptomat. Rezultatet janë të njëjta, thjesht ftohja duhet të kalojë vetvetiu – ka shpjeguar farmacisti.
Në fakt, esenca është që ilaçet nuk e shërojnë ftohjen. Ato vetëm i zbusin simptomat që i keni.
– Nuk ka shumë ndryshime kur filloni të merrni ilaçe të ftohjes, sepse ato nuk kanë asnjë efekt në natyrën e vetë virusit, i cili do të përparojë pavarësisht nëse i keni marrë apo jo. Të gjitha janë vetëm lehtësim simptomatik – shpjegoi Kanani, i cili shton se ftohja klasike zgjat mesatarisht deri në 10 ditë.
Një tjetër nga gabimet më të shpeshta është përdorimi i antibiotikëve të vjetër. Ata gjithashtu nuk mund të ndihmojnë në trajtimin e ftohjes, dhe përveç kësaj, konsumimi i antibiotikëve që keni përdorur për trajtimet e mëparshme mund të jetë i rrezikshëm.
– Shumica e ftohjeve shkaktohen nga viruset, jo nga bakteret, ndaj nuk ka absolutisht nevojë për të marrë antibiotikë, por disa njerëz do të vendosin të marrin antibiotikë që u kanë mbetur nga më parë dhe shpesh ndodh që t’i huazojnë nga familja apo miqtë. E kam parë shumë herë. Mos e bëj këtë. Është vetëm një ftohje, thjesht një infeksion viral, do të kalojë – thotë farmacisti dhe paralajmëron marrjen e pamjaftueshme të lëngjeve.