Çfarë duhet të hani kur jeni të stresuar?

Edhe pse mund të tingëllojë e pabesueshme, ka ushqim që mund t'ju bëjë të lumtur. Këto janë produktet që ulin stresin, falë tyre shqetësoheni më pak, jeni në humor më të mirë dhe më pak paniku. Nëse i hani rregullisht, do të ndjeni një ndryshim në shtatë ditë.

Boronicat – thuhet se ky frut është mbretëresha e ushqimeve kundër stresit dhe vetëm një duzinë boronicash do t’ju sigurojnë sasinë e nevojshme të vitaminës C, e cila ju nevojitet kur jeni të stresuar ose nervoz.

Arrat, bajamet, lajthitë – janë të pasura me zink dhe magnez, të cilat janë të shkëlqyera për të luftuar stresin, dhe vitamina E që përmbajnë është një oksidant i shkëlqyer.

Avokado – ky frut është një mrekulli e vërtetë e vogël në luftën kundër stresit sepse është i pasur me vitaminë B dhe kalium, i cili ul presionin e gjakut.

Mishi i gjelit të detit – përmban triptofan, një aminoacid thelbësor, detyra e të cilit është të udhëzojë trurin të prodhojë serotonin, hormonin e lumturisë.

Peshku – ngrënia e peshkut do të na bëjë të ndihemi mirë sepse përmban vitamina B6 dhe B12, të cilat janë më të rëndësishmet për sintezën e serotoninës.

LEXO EDHE:

Back to top button