Çfarë është biseduar gjatë takimit Nikollovski-Filipçe në një nga hotelet e Shkupit?
Çfarë është biseduar gjatë takimit Nikollovski-Filipçe në një nga hotelet e Shkupit?

Me ish ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe u takuam rastësisht dhe bëmë pak muhabet, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në kuadër të emisionit “360 Gradë” në Alsat, i pyetur nga gazetari Vasko Poppetrevski që të komentoj takimin me ish ministrin e shëndetësie në një hotel në Shkup, shkruan Alsat.
“U pamë në Aleksandar Pallas, rastësisht, u përshëndetëm, u ulëm dhe ndërruam disa fjalë…Z. Filipçe nuk është aktiv në politikë, gati një vit. Bëmë pak muhabet, u ndamë dhe kaq. Nuk shoh asgjë kontestuese rreth kësaj. Çdokush mundet me çdokënd të përshëndetet pavarësisht nëse vjen nga radhët e partisë së tij apo jo”, tha Nikollovski. /Alsat.mk