Çfarë është paraliza e gjumit dhe cilët njerëz janë më të rrezikuar ta përjetojnë
Çfarë është paraliza e gjumit dhe cilët njerëz janë më të rrezikuar ta përjetojnë
Paraliza e gjumit ka të bëjë me bllokimin fizik ndërkohë që njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm. Ajo ndodh kur njeriu endet mes fazës së gjumit dhe zgjimit. Gjatë këtij tranzicioni, njeriu nuk lëviz dot dhe nuk flet dot për disa sekonda deri në disa minuta. Disa njerëz thonë se gjatë kësaj faze, ata ndiejnë sikur po mbyten.
Paraliza e gjumit zakonisht shoqërohet me çrregullime të tjera të gjumit, ose siç njihet ndryshe narkolepsia. Paraliza e gjumit ndodh në dy raste: kur njeriu është gati të flejë ose kur është gati në të zgjuar. Në rastin e parë, njeriu ndien nevojën e thellë për të fjetur gjumë por e ka të vështirë të flejë. Paraliza në këtë rast pengon njeriun të lëvizë ose të flasë.
Ka raste kur njeriu zgjohet pak përpara mbarimit të fazës REM të gjumit, ose siç njihet ndryshe gjumi i thellë.
Kur njeriu është në fazën REM, trupi është në një gjendje të palëvizshme dhe tepër të qetë, ndaj zgjimi i papritur mund të ngjajë me paralizën.
Njerëzit më të prekur nga paraliza e gjumit
Ky problem zakonisht shfaqet në adoleshencë. Megjithatë, ka raste kur burra dhe gra të moshave të ndryshme e përjetojnë paralizën e gjumit një apo disa herë gjatë jetës.
Faktorët që nxisin paralizën e gjumit janë:
Mungesa e gjumit
Ndryshimet në rutinën e gjumit,
Çrregullimet e shëndetit mendor
E fjetura në pozicionin shtrirë në kurriz.
Ngërçet e këmbës
Përdorimi i medikamenteve të caktuara për shëndetin mendor
Përdorimi i substancave narkotike.
Ekspertët thonë se nëse përjetoni paralizën e gjumit, duhet të shkoni për një konsultë tek mjeku. në rastet kur keni edhe shqetësimet e mëposhtme: akth, plogështi gjatë ditës dhe vështirësi për të fjetur.