Çfarë është “sindroma e zemrës gjatë festave” dhe çfarë e shkakton?
Çfarë është “sindroma e zemrës gjatë festave” dhe çfarë e shkakton?

Ekspertët kanë bërë të ditur se “sindroma e zemrës gjatë festave”, vjen si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit, raporton TheNews.
Zyrtarët e “National Library of Medicine” kanë treguar se kjo lloj sëmundje mund të shkaktohet edhe nga niveli i lartë i stresit dhe dehidrimi.
Disa nga simptomat e kësaj sindrome janë vështirësitë në frymëmarrje, dhimbja e gjoksit, marramendja ose rrahjet e shpejta të zemrës.
“Nëse keni ‘sindromën e zemrës së festave’, kështu do të ndiheni: Një moment, do të bisedoni me të afërmit, do të mbushni gotën dhe do të hani ushqimin apo ëmbëlsirën. Në momentin tjetër, ju mund të ndjeni vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, marramendje ose rrahje të shpejta të zemrës (një ndjenjë se zemra juaj po rreh më shpejt se zakonisht)”, ka thënë Dr. Regina S Druz për revistën Health, duke shtuar se njerëzit edhe mund të alivanosen.
Mënyra e vetme që një person të mos kalojë nëpër këto sindromë është që të mos konsumojë alkool, sepse ai është shkaktari i kësaj gjendjeje.
Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të çojë edhe në aritmi, gjë e cila mund të shkaktojë edhe probleme të tjera shëndetësore.