Çfarë fshihet pas fenomenit të frikshëm që po shihet në qiell

Çfarë fshihet pas fenomenit të frikshëm që po shihet në qiell

Forma në qiell duket se po shfaqen nga askundi: një spirale e ngjashme me S-në është parë në qiellin e Evropës.

Këto shfaqje të çuditshme drite kanë qenë të njohura si pasojë e raketave të lëshuara për vite. Por, ndërsa njerëzimi rrit me shpejtësi numrin e objekteve të lëshuara në hapësirë, më shumë njerëz po dëshmojnë tani këtë fenomen, shkroi CNN.

“Nuk jemi të mësuar të shohim gjëra që po ndodhin në hapësirë në një dendësi kaq të ulët atmosferike”, ka thënë Jonathan McDowell, astronom.

Kur raketa Falcon 9 e SpaceX u nis nga Florida javën e kaluar, shkaktoi një shfaqje qiellore për miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe kontinentin evropian.

Pak pas nisjes së raketës, në rrjete sociale filluan të shkruanin për “format e çuditshme” në qiell.

Shfaqja kishte gjasa se ishte shkaktuar nga raketa, thuhej në një postim të shërbimit meteorologjik të Britanisë.

Megjithatë, të shohësh një shfaqje të tillë që lidhet me lëshimin e një rakete mund të jetë e vështirë dhe kërkon kohë precize dhe errësirë.

Por, numri i raketave që nisen nga toka është rritur, duke shkuar nga më pak se 150 në vit në shekullin 20, në mbi 250 vitin e kaluar, sipas McDowellit.

LEXO EDHE:

Back to top button