Çfarë funskioni ka apendiksi?!

Çfarë funskioni ka apendiksi?!

Duket se, apendiksi mund të mos jetë i padobishëm. Sipas një studimi të ri, struktura në formë krimbi, e gjetur pranë kryqëzimit të zorrëve të vogla dhe të mëdha, evoluoi 32 herë tek gjitarët. Zbulimi i shton peshë idesë se apendiksi ndihmon në mbrojtjen e baktereve tona të dobishme të zorrëve kur godet një infeksion serioz.

Charles Darwin ishte një nga shkencëtarët e parë që dha teori mbi funksionin e apendiksit, i cili në kohën e tij ishte identifikuar vetëm te njerëzit dhe majmunët e tjerë të mëdhenj. Ai hodhi hipotezën se paraardhësit e largët të këtyre kafshëve mbijetuan me një dietë me gjethe, dhe kështu ata kërkonin një cekum të madh, një pjesë e zorrëve që strehon bakteret. Më vonë, spekuloi ai, këta paraardhës kaluan në një dietë kryesisht të bazuar në fruta që ishte më e lehtë për t’u tretur. Një cekum i madh nuk ishte më i nevojshëm dhe filloi të tkurret; sot “zorra qorre” jonë është e vogël. Darvini mendoi se apendiksi nuk kishte asnjë funksion.

Por disa shkencëtarë e kanë sfiduar idenë se apendiksi nuk shërben për asnjë qëllim. Është e qartë për rreth një shekull që struktura përmban një lloj të veçantë indi që i përket sistemit limfatik. Ky sistem mbart qelizat e bardha të gjakut që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Brenda dekadës së fundit, hulumtimet kanë treguar se ky ind limfatik inkurajon rritjen e disa llojeve të baktereve të dobishme të zorrëve. Për më tepër, studimi i kujdesshëm anatomik i gjitarëve të tjerë ka zbuluar se specie të ndryshme si kastorët, koalat dhe derrat kanë gjithashtu një strukturë që del nga zorrët e tyre në të njëjtin vend me apendiksin tonë – me fjalë të tjera, tipari është shumë më i zakonshëm mes gjitarëve nga sa mendohej dikur./science.org/

LEXO EDHE:

Back to top button