Çfarë i bën të veçantë foshnjat e lindura në tetor?
Çfarë i bën të veçantë foshnjat e lindura në tetor?

Fëmijët e lindur në tetor janë shumë të veçantë. Ka disa tipare interesante që janë karakteristike për këta të vegjël.
Hulumtimet kanë treguar se fëmijët e lindur në këtë muaj janë të mirë në sport dhe janë më të fortë se moshatarët e tyre. Kjo mund të lidhet me rritjen e prodhimit të vitaminës D në shtatzëni.
“Fëmijët e lindur në tetor kanë më shumë masë kockore dhe muskulore. Ata bëhen aktivë më herët dhe angazhohen në aktivitete sportive më herët”, thotë Dr Gavin Sandercock nga Universiteti i Essex.
Personat e lindur në tetor kanë më shumë shanse të jetojnë deri në 100 vjeç. Gjithashtu është vërtetuar se kanë më pak probleme shëndetësore. Ata kanë një rrezik më të ulët të depresionit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe janë më pak të prirur ndaj alergjive.
Përveç kësaj, ata janë udhëheqës të natyrshëm. Rezulton se më shumë presidentë amerikanë kanë lindur në tetor se çdo muaj tjetër. Disa prej tyre janë: John Adams, Rutherford B. Hayes, Chester Arthur, Teddy Roosevelt, Dwight D. Eisenhower dhe Jimmy Carter.