Çfarë i tërheq çimkat e gjelbra në shtëpinë tuaj dhe përse kurrë nuk vijnë vetë?

Çfarë i tërheq çimkat e gjelbra në shtëpinë tuaj dhe përse kurrë nuk vijnë vetë?

Çimkat e gjelbra janë lajmëtarë të padëshiruar të ditëve të ngrohta dhe të motit të mirë, të cilave nuk u gëzohemi edhe aq shumë, por të cilat na krijojnë probleme të mëdha, sepse vështirë mund t’i eliminojmë

Ato, krahas nxehtësisë në shtëpinë tonë, i tërheq edhe aroma e ushqimit, por edhe drita.

Është e njohur që çimkat e gjelbra ushqehen me lëngun e pemëve dhe perimeve, andaj nëse në shtëpi keni pemë të cilat i mbani në tepsi, ato do ta ndiejnë dhe do të futen në shtëpinë tuaj.

Kur të gjenden në ndonjë lokacion i cili u përshtatet dhe në të cilin mund të mbijetojnë, ato lirojnë feromonin i cili tërheq edhe çimkat tjera në atë lokacion. Prandaj, kur shihni një çimkë, duhet ta dini që me siguri ka edhe të tjera në afërsi, transmeton Telegrafi.

Edhe pse janë dëmtuese dhe i dëmtojnë pemët dhe perimet, çimkat e gjelbra nuk do të dëmtojnë mobiliet tuaja apo të gërryejnë rrobat nëse gjenden në ormanin tuaj.

Ato do të hanë ushqimin i cili gjendet në shtëpinë tuaj dhe prandaj nuk duhet të bëni panik të madh kur i shihni në kuzhinë.

Kur çimkat e gjelbra të gjendet në shtëpinë tuaj, është e vështirë që të gjejë vetë daljen jashtë.

Kur jashtë është ngrohtë, patjetër vendosni rrjeta në dritare dhe në dyer të cilat hapen, por mos i hapni kur jashtë është errësirë, ndërkaq brenda është e ndezur drita, sepse në errësirë drita i tërheq.

LEXO EDHE:

Back to top button