Çfarë janë peshqit e Apokalipsit? Krijesat e mistershme dalin në bregdetin e Kalifornisë së Jugut

Çfarë janë peshqit e Apokalipsit? Krijesat e mistershme dalin në bregdetin e Kalifornisë së Jugut

Peshku i rrallë i thellësive, i njohur si peshkrremi, që është peshku më i gjatë me kocka në botë, është shfaqur në plazhet e Kalifornisë vetëm 22 herë në 123 vitet e fundit. Së fundmi, megjithatë, tre të tillë kanë dalë në breg në vetëm disa muaj, duke habitur shkencëtarët.

Ben Frable nga Koleksioni i Vertebralëve Detarë në Scripps sugjeron se ndryshimet oqeanike mund të jenë duke ndikuar në këto shfaqje të pazakonta. Faktorë si ndryshimet në ciklet El Nino dhe La Nina, “red tide,” dhe edhe kushtet lokale të motit mund të luajnë një rol, por shkaku i saktë mbetet i pasigurt.

Sa të mëdhenj janë peshqit e Apokalipsit? 

Peshku rrem më i fundit i gjetur në Encinitas ishte më i vogël se një tjetër që doli në breg në gusht, i cili ishte rreth 9 deri në 10 metra i gjatë. Peshqit rrem mund të arrijnë deri në 30 metra dhe kanë një pamje si e një gjarpri, duke nxitur shpesh legjenda për përbindësha detarë. Ata njihen për notimin vertikal, duke përdorur lëvizje të valëzuara për të zbuluar prenë.

Pse quhet Peshku i Apokalipsit? 

Emri “peshku i apokalipsit” vjen nga folklori japonez, ku shfaqja e një peshku rrem shihet si një paralajmërim për fatkeqësi të ardhshme, si tërmete. Ky besim u forcua pasi disa peshq rrem dolën në Japoni përpara katastrofës së Fukushimës, megjithëse studimet shkencore nuk kanë gjetur asnjë lidhje reale midis këtyre daljeve në breg dhe ngjarjeve sizmike.

Duke jetuar në thellësi nga 300 deri në 3000 metra, peshqit rrem mbeten të mistershëm për shkencëtarët. Ata ushqehen me krill duke përdorur gojën e tyre të specializuar dhe rrallë shihen pranë sipërfaqes përveçse kur janë të sëmurë ose në grahmat e fundit. Autopsitë e kryera në ekzemplarët e dalë në breg, si ai i gjetur së fundmi, ndihmojnë studiuesit të zbulojnë më shumë për biologjinë e tyre dhe shëndetin e ekosistemeve detare.

Ata që hasin një peshk rrem në plazh këshillohen të kontaktojnë rojet e plazhit ose institucionet kërkimore detare si Instituti i Oqeanografisë Scripps.

LEXO EDHE:

Back to top button