Çfarë lloj telefoni përdor Donald Trump?
BlackBerry i Obamës është bërë pjesë e historisë, Biden përdori një iPhone me masa të veçanta mbrojtëse, dhe Trump? Ai përdor dy pajisje në të njëjtën kohë - dhe nuk e heq foton e tij nga sfondi.

Fotoreporterët kanë kapur së fundmi momentin kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbante telefonin e tij. Në foton e publikuar nga Reeuters, është e qartë se në ekranin e kyçjes, Trump ka vendosur një fotografi të vetes, me një shprehje serioze në fytyrë, duke drejtuar gishtin drejtpërdrejt nga kamera.
Reagimet? Të ndara, siç pritej. Mbështetësit e tij e shohin atë si një simbol të fuqishëm të lidershipit. Nga ana tjetër, disidentët e tij politikë argumentojnë se ky është “kulmi i narcizmit” – sepse në sfondin e fotografisë nuk ka familje, as flamur, por vetëm ai vetë.
Trump’s lock screen was spotted on his phone last night—and it was a photo of himself. Is that not one of the most narcissistic, self-absorbed things you’ve ever seen??? Not his family, not his kids, but himself. Wtf… pic.twitter.com/Ge2h9KqpTF
— Harry Sisson (@harryjsisson) May 31, 2025
Telefoni që mban Donald Trump është një iPhone. Është interesante se presidenti amerikan ka përdorur dy iPhone në të njëjtën kohë për vite me radhë – njërin për komunikim në rrjetet sociale dhe tjetrin ekskluzivisht për thirrje.
Dhe gjatë mandatit të tij të parë, Trump kishte zakon të përdorte pajisje të ndara me akses në internet dhe shtresa sigurie të ndryshme.
Në krahasim, Barack Obama njihej si një adhurues i telefonave BlackBerry dhe për vite me radhë përdorte një BlackBerry 8830 World Edition, në të cilin kishte instaluar një softuer të veçantë. Sipas kontratës me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së (NSA), Obama përdori Selectra Edge, një pajisje Windows Mobile të bazuar në modelin Plam Treo 750, për komunikime të sigurta.
Nga ana tjetër, Joe Biden përdori një iPhone me një mbulesë mbrojtëse me një vulë presidenciale të artë, e cila iu dha nga agjencitë e sigurisë. Ish-presidenti amerikan u pa gjithashtu duke mbajtur një Apple Watch në kyçin e dorës.