Çfarë na tregojnë njollat e bardha në thonjtë tanë?

Çfarë na tregojnë njollat e bardha në thonjtë tanë?

Nuk ka gjithmonë arsye për shqetësim

Duart dhe thonjtë janë diçka që ne fillimisht i vërejmë te njerëzit dhe ndonjëherë disa parregullsi mund të bien në sy.

Dukuri e shpeshtë janë vijat në thonj që mund të jenë të forta, por përveç estetikës, a është kjo një arsye për t’u shqetësuar?

Anomalitë e thonjve në duar apo këmbë janë më së shumti tregues të disa dëmtimeve të lehta, të cilat pa i vërejtur i bëjmë gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë ato mund të jenë tregues të mungesës së disa vitaminave.

Kontaktoni mjekun tuaj nëse thonjtë tuaj kanë ndryshuar ngjyrën, strukturën, formën ose trashësinë dhe nuk e dini pse.

Njollat e bardha ose vijat janë normale dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Vijat paralele të bardha që shtrihen në të gjithë thoin janë shenjë e niveleve të ulëta të proteinave në gjak. Mungesat që lidhen më shpesh me këtë problem janë ato të zinkut dhe kalciumit.

Kur një njollë ose vijë e bardhë shkaktohet nga dëmtimi i thonjve, gjendja njihet si ‘Leukonychia’.

Kësisoj, zonat e bardha mbeten të pandryshuara kur ushtrohet presion mbi to. Këto zona do të rriten si vetë thoni.

Vetë thonjtë janë prej keratine. Kjo është e njëjta substancë që trupi juaj përdor për të krijuar qime dhe shtresën e sipërme të lëkurës tuaj. Ju keni pasur thonj në duar dhe këmbë edhe para se të lindnit.

LEXO EDHE:

Back to top button