Çfarë rregullash duhet të vendosin prindërit për të rritur mirë fëmijët e tyre?
Fëmijët kanë nevojë për rregulla për t'u ndjerë të sigurt. Megjithatë, nëse e teproni, mund të rrezikoni zhvillimin e tyre. Është e rëndësishme të gjesh një ekuilibër dhe një ekspert përshkroi llojet bazë të rregullave që i duhen çdo fëmije.

Së pari janë rregullat që lidhen me sigurinë emocionale dhe fizike. Kur fëmijët ndihen të sigurt, ata janë të lirë të përqendrojnë energjitë e tyre në eksplorimin e talenteve dhe mjedisit të tyre.
Rregullat e sigurisë fizike mund të jenë: “Mos e hap derën ndërsa jam duke bërë dush” ose “Mos u kërco mbi mobiljet”. Ju do të vendosni rregullat e sigurisë emocionale me fjali të tilla si: “Përdorni vetëm fjalë të bukura”, “Të gjithë mund të thonë se si ndihen për sa kohë që janë të respektueshëm”.
Ju gjithashtu duhet të krijoni rregulla që adresojnë vlerat dhe moralet pozitive, sipas Parents.com. Disa prej tyre mund të jenë: “Kërkoni falje kur ju vjen keq”, “Thuaj gjithmonë të vërtetën”, “Ji i drejtë me të tjerët” etj. Lloji i tretë i rregullave i referohet zakoneve të shëndetshme. Me to, ndër të tjera, do të reduktoni debatet e panevojshme, përderisa ka pasoja të qarta nëse fëmija nuk i respekton. “Lani dhëmbët pas darkës” dhe “Vendosni rrobat e pista në shportë” janë disa prej tyre.
Lloji tjetër i rregullave duhet të synojë aftësitë sociale. Falë tyre, fëmijët do të sillen mirë ndaj familjarëve dhe bashkëmoshatarëve.
“Ndani lodrat me vëllezërit dhe motrat tuaja” dhe “Merrni radhën ndërsa luani” janë disa shembuj. Shumë fëmijë kanë nevojë edhe për rregulla në lidhje me përdorimin e celularëve, tabletave etj. Kufizoni kohën e përdorimit të tyre.
Të vegjlit gjithashtu kanë nevojë për rregulla që do t’i përgatisin ata për botën e të rriturve. Lërini të bëjnë punë të përshtatshme për moshën dhe jepini një shans për të fituar para xhepi. Pas kësaj, mësojini se si të kursejnë dhe shpenzojnë para me mençuri.