Chelsea pret në shtëpi Southamptonin e Brojës

Carabao Cup rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante, në kuadër të fazës së çerekfinales, ku kampioni evropian Chelsea pret në shtëpi skuadrën e Southampton. Në këtë ndeshje, “Blutë” e Londrës rikthehen nga fitorja me rezultat të thellë 7:0 kundër Norwich Cityt, kurse Southampton rikthehet nga barazimi 2:2 me Burnleyn, ku protagonist ishte edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe rivali i Chelseat, Arsenali, i cili pret në shtëpi skuadrën e Marcelo Bielsas Leeds United.

Ndeshjet e programit të sotëm të fazës çerekfinale të Carabao Cup i gjeni më poshtë.

20:45 Arsenal – Leeds United (Stadiumi Emirates)

20:45 Chelsea – Southampton (Stadiumi Stamford Bridge)

20:45 QPR – Sunderland (Stadiumi Kiyan Prince Foundation)

LEXO EDHE:

Back to top button