Chris Whitty: Britania në fazën më të rrezikshme të pandemisë

Britania e Madhe do të kalojë ditët më të rrezikshme të pandemisë në javët para se fillimi i vaksinimeve të japë rezultate.
Paralajmërimi vjen nga eksperti kryesor mjekësor i qeverisë britanike, Chris Whitty. Ai i bëri apel njerëzve të minimizojnë kontaktet jo të domosdoshme me të tjerët. Javët e ardhshme, tha ai, do të jenë më të këqijat e pandemisë për shërbimin kombëtar të shëndetit.
Mijëra persona do të marrin vaksinën anti-covid këtë javë ndërsa shtatë qendra vaksinimi masiv janë hapur në Angli. Shërbimi kombëtar i shëndetit tha se edhe shumë qendra të tjera do të hapeshin më vonë gjatë javës.
Qeveria synon të vaksinojë 15 milionë njerëz në Britaninë e Madhe, persona mbi 70 vjeç, punonjës të sektorit të shëndetësisë etj, deri në mes të shkurtit. Sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock do të detajojë planin e shpërndarjes së vaksinave në një konferencë për shtyp. Qeveria po ashtu do të publikojë shifrat e para ditore që do të tregojnë se sa njerëz janë vaksinuar.
Plani i vaksinimit do të zbulohet pasi Britania e Madhe regjistroi më shumë se 80 mijë viktima të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë. Në disa zona të goditura më rëndë, morgje të përkohshme janë hapur pasi ato të spitaleve janë mbushur plot.
Shkencëtarët britanikë kanë paralajmëruar se masa më strikte izolimi do të nevojiten në Angli dhe sekretari i shëndetësisë i ka kërkuar njerëzve të zbatojnë rregullat me përpikëri.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button