Cicipas, fitues i turneut në Monte Karlo

Stefanos Cicipas është fitues i turneut Masters në Monte Karlo, pasi që në finale mundi lehtësisht Andrej Rublovin me 2-0 në sete, ose 6-3 dhe 6-3 në geme. Tenisti i pestë në botë, Cicipas prej fillimit e deri në fund të sfidës finale, kontrolloi lojën dhe lejoi vetëm 3 geme për tenistin rus në të dy setet.

 

Përpos trofeut të parë Masters në Monte Karlo, Stefanos Cicipas, arriti që të mbyll turneun pa humbur asnjë set. Ndërkohë Rublov regjistroi humbjen e katërt në 8 takimet e deritanishme me tenistin grek, ku numëron edhe 4 fitore në terrene të ndryshme të garrimit.

LEXO EDHE:

Back to top button