Cicipas kalon në finale, mund Evansin

Tenisti grek, Stefanos Cicipas, u kualifikua në finale të turneut Masters në Monte Karlo, pasi me lehtësi mundi Daniel Evansin me 2-0 në sete, ose 6-2 dhe 6-1 në geme.  Cicipas arriti të bëj brejk në gemin e katërt, kur shfrytëzoi gabimin e Evansit për 3-1, dhe pastaj Evans riktheu goditjen për 2-3, mirëpo në vazhdim tenisti grek nuk gaboi dhe fitoi setin e parë e 6-2.

 

 

Në setin e dytë, Cicipas dominoi takimin dhe lejoi që vetëm një gem të arkëtojë tenisti britanik dhe me 2-0 në sete kaloi në finale të turneut në Monte Karlo. Përball tij do të jetë fituesi i sfidës në mes Rubljovit dhe Rud-it.

LEXO EDHE:

Back to top button