CIES: Lionel Mesi, futbollisti më i mirë në botë

Instituti Ndërkombëtarë për Hulumtim në Sport, “CIES”, doli me rezultate nga kuartali i parë i vitit 2021, duke vlerësuar futbollistët më të mirë në 5 kampionate të njohura evropiane. Renditja e re e futbollistëve është krijuar sipas paraqitjeve në të gjitha ndeshjet në elitën e futbollit evropian, në periudhën prej 1 janari e deri më tani. CIES ka vlerësuar paraqitjet e atyre futbollistëve nga secili prej 98 klubeve evropiane në 5 kampionatet e njohura të Evropës. Mirëpo në renditjen janë përfshirë vetëm ata futbollist që kanë kaluar së paku 2/3 e ndeshjeve për klubet amë.
Futbollisti më i mirë në fillim të vitit 2021, sipas analizës së CIES-it, është sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi. Ai ka zhvilluar 998 minuta, me koeficient 92.5 nga maksimalja 100. Në vendin e dytë janë Robert Levandovski me 1106 minuta dhe mesfushori i Çellsit, Zhorzhinjo me 799. Që të dy kanë koeficient 89.5. Ruben Dias nga Man. Siti është në vendin e tretë me koeficient 89.4, para yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo në vendin e pestë me koeficient 89.3.