CIES: Rashford dhe Halland, më të shtrenjtë në botë

Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive “CIES”, ka kryer hulumtime të reja, sipas të cilëve ka bërë renditjen e re të futbollistëve, sipas vlerave aktuale. Hulumtimet bazohen në allgoritmin e kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive, sipas të cilës përcaktohet vlera e cilit futbollist në baza shkencore.

 

 

 

Dhe sipas saj, Markus Rashford nga Mançester Junajted dhe Erling Halland nga Borusia Dortmund arrijnë vlerën prej 150 e deri më 200 mln euro. Nga 120 e deri më 150 mln euro janë vlerësuar Kilian Mbape, Zhao Feliks, Bukajo Saka dhe Fill Foden. Ndryshe në mesin e 15 futbollistëve me më shumë vlerë, nuk ka asnjë futbollist të Real Madridit, ndërsa Frenki De Jong është më i vlerësuari nga Barcelona, dhe mban pozitën e 9-të. Në këtë listë të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, është edhe Enis Bardhi që është zgjedhur më i vlerësuari nga Levante dhe vlera e tij prek shifrat prej 20 e deri më 30 mln euro.

LEXO EDHE:

Back to top button