CIES vendos mbrojtësin kuqezi mes talenteve të futbollit botëror

Mario Mitaj ka fituar një vend mes talenteve të futbollit botëror të zgjedhur nga CIES, që është Observatori i Futbollit, që analizon statistikat e sportit ndërkombëtar. Në renditjen e fundit të lojtarëve më të mirtë të rinj, një vend mes atyre që luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes ka marrë edhe Mitaj.

Vetëm 20 vjeç, futbollisti kuqezi ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të kombëtares në eleminatoret e fundit. Po ashtu, te Lokomotiva e Moskës ai ka fituar një vend fiks në formacion, duke luajtur në 89% të ndeshjeve sipas statistikave të publikuara nga CIES.

Kësaj renditjeje i ka paraprirë Dinamo Zagreb. “Gjigandët” e futbollit kroat dhe atij ballkanik kanë vendosur në listën e blerjeve Mario Mitaj. Sipas mediave kroate dhe atyre ruse, klubet kanë nisur tratativat, ndërsa mbrojtësi “kuqezi” mund të transferohet që në merkaton e janarit për 4 milion euro.

LEXO EDHE:

Back to top button