Çiftet mund të kenë 3 fëmijë! Kina miraton ligjin për mosplakjen e popullsisë

Kina ka miratuar ndryshimin e Ligjit për Popullsinë dhe Planifikimin Familjar duke lejuar çiftet që të kenë deri në tre fëmijë. Kjo është lëvizja e fundit e qeverisë kineze kundër rënies së lindjeve dhe plakjes së popullsisë. Sipas dispozitave të reja shteti promovon martesën dhe lindjen e fëmijëve në moshën e duhur, kujdesin para lindjes dhe pas lindjes, ndërsa secili çift mund të ketë tre fëmijë.

Në vitin 2016 u shfuqizua ligji mbi dhjetë vjeçar që ishte për lindjen e një fëmije të vetëm. Por regjistrimi i fundit i nisur nga Pekini ka treguar se as dhënia e dy fëmijëve për çift nuk e ka përmbysur trendin e plakjes së popullsisë. Shkaku kryesor gjendet kryesisht në kostot e larta të mbështetjes së fëmijëve në qytetet kineze, shpenzime që tani janë jashtë kontrollit.

Paketa gjithashtu përfshin masa financiare, fiskale, sigurimi, arsimore, strehimi, punësimi dhe mbështetje të tjera për familjet, të cilat do të duhet të zbatohen me mbështetjen e qeverisë qendrore dhe administratave vendore. Prandaj, prindërit me një fëmijë të tretë nuk do të duhet të paguajnë një gjobë ose të ndëshkohen nga njësitë e tyre të punës. Fëmija i tretë nuk do të përballet më me kufizime në marrjen e një leje regjistrimi familjar, të njohur si “hukou”, ose një vend në shkolla. Shërbimet publike në lidhje me planifikimin e familjes do të përmirësohen, në veçanti për edukimin e fëmijëve, kujdesin për të moshuarit, mbikëqyrjen dhe parashikimin e popullsisë.

Të dhënat e regjistrimit të fundit kombëtar, i shtati në raport me 2010-20, kishin vërtetuar pa mëdyshje plakjen e popullsisë kineze, sot në 1.411 miliardë njerëz dhe të ndjekur nga India, e cila për herë të parë kishte parë që numri i mbi 60 -tëve të ishte rritur në më shumë se 264 milionë, përveç asaj të moshës nën 14 vjeç, e barabartë me 253.38 milionë. Shkalla e lindjeve në 1.3, shumë nën 2.1 konsiderohet si “kufiri minimal” për rritjen e popullsisë, duke zbuluar probleme strukturore për ruajtjen e sistemit të sigurimeve shoqërore.

LEXO EDHE:

Back to top button