Çifti në Angli gjen pitonin në dhomën e tyre të gjumit

Një çift i tronditur ku gjeti një piton 1.5 metra në dhomën e tyre të gjumit, thanë se nuk ia kanë idenë se si u fut në shtëpinë e tyre.

Sipas BBC, dyshja thirrën policinë në shtëpinë e tyre në Quarry Bank në Dudley, West Midlands, pasi panë pitonin.

Ata e kishin mbyllur atë në dhomë dhe oficerët ishin në gjendje ta hiqnin dhe ta çonin te një veteriner.

Çifti kanë spekuluar se mund të ketë mbërritur përmes një dërgese, ose është futur nëpër tuba, para se të vërehej të mërkurën.

Një artikull i madh iu kishte mbërritur një ditë më parë dhe ata thanë se mendonin që mund të ishte fshehur në kuti.

Policia e West Midland tha se zbulimet e tilla zakonisht i lihen shoqatës Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA), por dërgoi tre oficerë studentë me këtë rast, pasi askush nga kjo shoqatë nuk ishte në dispozicion.

LEXO EDHE:

Back to top button