Çifti në pension që nuk i ndahen ushtrimeve

Çifti në pension që nuk i ndahen ushtrimeve

Gazetar: Avni Tahiri

Gzimi dhe Suzana janë të dy pensionistë. Rreth 40 vite kanë kontribuar në arsim, njëri si arsimtar i edukatës fizike dhe tjetri i gjuhës shqipe. Kanë qenë në të njëjtën punë për gjatë gjithë këtyre viteve e që edhe sot nuk ndahen kur bëjnë shëtitjen e mëngjesit rreth lumit Vardar.

“Sa vite keni punuar bashkë? 40 vite bashkë dhe 4 vite vetëm kam punuar edhe shoqja 2 vite vetëm. Unë në 40 vite dola në pension.

Është e rëndë të punosh bashkë me bashkëshorten apo bashkëshortin? Për mua jo. Lehtë ka qenë, shkonim bashkë dhe ne si shokë ishim, burrë e grua në shtëpi ndërsa këtu kolegë.

Edhe sot keni dalë bashkë, po çdo ditë dalim bashkë.”

Gzimi dhe Suzana çdo ditë dalin në ora 7:00 e mëngjesit për të bërë shëtitjen dhe ushtrimet rreth Vardarit, e kjo thonë se i përmbushë jo vetëm shpirtërisht por edhe fizikisht.

“Dalim në ora 7:00, 7:30 apo edhe kthehemi në 8:00, hamë mëngjesin, i bëj punët e shtëpisë, pushojmë e vjen pastaj edhe çaji. Gjatë dimrit dalim më vonë shkaku i të ftohtit, në ora 11 apo 12 por e kemi rutinë çdo ditë, gjatë verës kur jemi në pushim në Strugë edhe atje nuk ndalemi, s’di por jetë më ideale se e juaja nuk e di a ka. Ashtu thuan gjithë që na shohin.

Duke parë rritjen e numrit të divorceve kohëve të fundit, ky çift ka një porosi për rininë:

“Respektimi i ndërsjellët i njëri-tjetrit, t’i duam më shumë njerëzit, dhe më pak ofendime për njëri tjetrin. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button