Çikago, për 12 minuta anulon 16 pikë disavantazh

Skuadra e Çikagos në javët e para të sezonit të ri në NBA, ka dëshmuar se ka ekip që mundet të sjell befasi në garën për titullin kampion.
Në sfidën e fundit, skuadra e Boston Sellktikut, në çerekun e tretë kishte epërsi prej 19 pikëve, ndërsa çerekun e fundit, e nisi me 16 pikë epërsi pran rezultatit 103-87. Mirëpo në 12 minutat e fundit të takimit, basketbollistët e Çikagos arritën që të fitojnë çerekun e fundit me rezultat 39-11 dhe të sigurojnë fitore me rezultat 128-114.
Te Çikago u dalluan, De Rouzen, me 37 pikë, ndërsa Vuçeviç shtoi 26 pikë. Ndërkohë te skuadra e Bostonit, më efikas ishte Braun me 28 pikë, ndërsa Tejtum dhe Hereford shënuan nga 26 pikë.