Çikago Skaj, kampione për herë të parë në NBA

Basketbollistet e Çikago Skaj, e drejtuar nga Kendis Parker, për herë të parë në historikun e vet, u shpall kampione e NBA-s, në konkurencën e femrave. Në finalen e madhe, Çikago Skaj, në finale, me rezultat 3-1 në fitore, mundi skuadrën e Feniks Merkjuri, duke triumfuar në sfidën e fundit me rezultat 80-74.
Çikago Skaj shënoi fitore në sfidën e parë, pot humbi përballjen e dytë, në kohën shtesë, pas së cilës u regjistruan 2 fitore për të shënuar rezultatin historik për klubin që është formuar 16 vite më parë. Ndryshe skuadrat e Minesotës, Sietllit, Hjustonit, janë në kreun e NBA-s, me nga 4 tituj kampion në konkurencën e femrave.