Cikloni në ishullin Majotes, dyshohet për qindra viktima

Cikloni në ishullin Majotes, dyshohet për qindra viktima

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga cikloni në ishullin Majotes. Deri më tani nuk ka një numër zyrtar të jetëve të humbura, por sipas deklaratës së prefektit të ishullit, numri mund të arrijë afër një mijë apo edhe më shumë. Teksa ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit dhe të shpërndajnë ndihma, ministri i brendshëm i Francës vizitoi ishullin. Rreth 160 forca ushtarake dhe zjarrfikëse janë shtuar për të përforcuar ndihmat. Cikloni shkaktoi dëme të mëdha në aeroportin e ishullit, në spitale, godina, si dhe ndërpreu furnizimin me energji elektrike e ujë dhe lidhjet e komunikimit. Sipas shërbimit francez të motit, ky është cikloni më i fortë në 90 vite. Ministri i Brendshëm tha se do të duhen ditë për të gjetur shkallën e plotë të dëmeve dhe vdekjeve. Më vonë gjatë ditës, edhe presidenti francez Makron do të mbajë takim krize për katastrofën.

“Ne do të mobilizojmë gjithçka që mund të mobilizojmë lidhur me mjetet civile, lidhur me mjetet ushtarake. Detyra është e vështirë. Do të ketë mungesë kuraje sepse do të ketë shumë lodhje. Për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre, do të jetë e nevojshme të sigurohemi që ne mund t’ju akomodojmë në kushte korrekte. Është koha për të shërbyer në maksimum”, deklaroi Bruno Retailleau, ministër i brendshëm francez. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button