Cila është lidhja midis maceve shtëpiake dhe rrezikut të skizofrenisë?

Të kesh një mace si kafshë shtëpiake mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve mendore, sepse këto kafshë shtëpiake me gëzof mund të mbajnë një parazit që shkencëtarët e kanë lidhur me skizofreninë.

Përkatësisht, një grup shkencëtarësh zbuluan se e ashtuquajtura toksoplazmozë, një parazit që më së shumti bartet nga macet, lidhet me ndryshime të personalitetit, simptoma psikotike dhe disa çrregullime neurologjike.

Është një parazit i padëmshëm që përhapet nga mishi i papjekur, uji i kontaminuar ose kafshimet nga një kafshë e infektuar, por pronarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Dr John McGrath nga Qendra Kërkimore e Shëndetit Mendor në Queensland tha se individët e ekspozuar ndaj maceve kishin dy herë më shumë gjasa të zhvillonin skizofreninë. Kështu, sipas hulumtimit të tyre, kontakti me macet rriti shanset për të zhvilluar sëmundje mendore me 2.24 herë.

“Ne gjetëm një lidhje midis mbajtjes së maceve dhe një shans në rritje për të zhvilluar çrregullime të lidhura me skizofreninë,” tha McGrath.

Studimi i fundit, i botuar në revistën Schizophrenia Bulletin, shqyrton nëse ekspozimi ndaj maceve mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një gjendjeje të shëndetit mendor.

Studiuesit analizuan 17 studime të publikuara gjatë 44 viteve të fundit nga 11 vende, dhe hulumtimi gjeti një lidhje të rëndësishme midis ekspozimit ndaj maceve dhe çrregullimeve të lidhura me skizofreninë.

Megjithatë, disa studime ishin të cilësisë së dobët dhe 15 nga 17 ishin studime rast-kontroll, që do të thotë se nuk mund të provonin shkakun dhe efektin. Prandaj, nevojiten më shumë studime të bazuara në mostra të mëdha dhe përfaqësuese për të konfirmuar më mirë shkaqet.

LEXO EDHE:

Back to top button