Cila ishte arsyeja kryesore që çoi në dorëheqjen e Liz Truss?

Cila ishte arsyeja kryesore që çoi në dorëheqjen e Liz Truss?

Çfarë e solli dorëheqjen e Liz Truss – kryeministres më jetëshkurtër në Britani?

Liz Truss dha dorëheqjen nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar pas një mandati të shkurtër dhe kaotik që zgjati vetëm 6 javë.

Partia Konservatore synon të zgjedhë pasardhësin e saj brenda një jave dhe se ajo do të qëndrojë si kryeministre deri atëherë.

Arsyeja kryesore që solli rrëzimin e saj nga pushteti ishte shpallja e një pakete masive e cila shkurtoi miliarda paundë në taksa – një premtim ky i fushatës së saj elektorale.

Ndërsa qeveria e Boris Johnson rriti taksat për të financuar rritjen e shpenzimeve publike, Truss u zotua t’i ulte ato, veçanërisht për korporatat dhe qytetarët me të ardhurat më të larta në vend, gjë që sipas saj do të ndihmonte në kthimin e Mbretërisë së Bashkuar në një nga ekonomitë me rritjen më të lartë në glob.

Kjo lëvizje dukshëm pati një efekt bumerang për ekonominë angleze. Një efekt aq negativ sa as anulimi i saj, as pushimi nga puna i ish-ministrit të financave dhe vendosja në detyrë e një kancelari të ri nuk e shpëtuan dot pozicionin e Truss, e cila u detyrua të jepte dorëheqjen pas vetëm 44 ditësh në pushtet.

Por pse ishte kaq serioz dhe i pariparueshëm ky gabim i saj?

Truss erdhi në pushtet në fillim të shtatorit duke premtuar një program të gjithanshëm zhvillimi, i cili rezultoi të ishte një dështimi i vërtetë për tregjet financiare, pasi paundi ra në nivele drastike dhe inflacioni në vend arriti shifra rekord në 40 vite.

Gabimi kryesor i mandatit të saj ishte një paketë masive prej 45 miliardë £ ($50 miliardë dollarë) e shkurtimeve të taksave, në mes të inflacionit më të lartë në katër dekada, që ajo hartoi së bashku me ish-ministrin e financave Kwasi Kwarteng dhe e implementoi atë pa kryer ndonjë analizë të mirëfilltë se si do të financoheshin të gjithë këto shkurtime.

Rënia e paundit në një nga nivelet më të ulëta historike kundrejt dollarit e detyroi Bankën e Anglisë të ndërhynte në të paktën dy raste për të parandaluar kolapsin e tregut dhe një pjese kyçe të industrisë së pensioneve.

Truss dhe Kwarteng u përpoqën të riparonin dëmin duke anuluar fillimisht një lëvizje jopopullore për të hequr normën 45% të tatimit mbi të ardhurat për më të pasurit në Mbretërinë e Bashkuar. Më pas, më 14 tetor Truss shkarkoi Kwarteng dhe anuloi planin e tyre për të ngrirë taksën e korporatës vitin e ardhshëm. Dhe së fundmi, ministri i ri i financave dhe kancelari Jeremy Hunt u mundua të zgjidhet pjesën më të madhe të asaj që kishte mbetur nga strategjia ekonomike e dështuar e Truss, por në këtë pikë besueshmëria tek kryeministri i vendit kishte rënë në tokë dhe dorëheqja e kryeministres më jetëshkurtër britanike ishte thjesht çështje ditësh.

Bloomberg e quan zhdukjen e Truss, ‘një mungesë të instinktit politik dhe të vetëdijes për realitetin ekonomik’ gjë që e lë partinë konservatore më të dobët dhe më të përçarë se kurrë.

“Është një rrënim dhe një turp i madh,” tha deputeti veteran konservator Charles Walker për BBC më 19 tetor. “Dëmi që ata i kanë bërë partisë sonë është i jashtëzakonshëm.”

LEXO EDHE:

Back to top button