Cilat janë përfitimet e të fjeturit në një dhomë të ftohtë?

Mund të thuhet se dimri ka ardhur zyrtarisht dhe se temperaturat e ulëta kanë “pushtuar” vendin. Ndërkohë, shumë prej nesh mund të gjejnë vështirësi kur flenë, pasi dhoma e tyre e gjumit është e ftohtë, mirëpo a e dini se kjo është në të mirën tuaj?

Ka studime që shpjegojnë arsyet se përse duhet të flini në një dhomë jo të ngrohtë.

“Temperatura e dhomës mund të prishë prodhimin e melatoninës dhe kortizolit duke ndikuar në orën e brendshme të trupit ose në ritmin cirkadian. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë edhe tharje në sy, sepse ngrohja e ajrit krijon një atmosferë të thatë, duke ulur përqindjen e lagështisë”, thekson Dr. Elizabeth Hawkes, konsulente në kirurgjinë okulistike dhe oftalmoplastike, e specializuar në kirurgji blefaroplastike, shëndetin e syve.

Kundër plakjes

Një dhomë e freskët inkurajon trupin të prodhojë melatonin, një hormon me efekte të fuqishme kundër plakjes. Rritja e prodhimit të melatoninës mund të çojë në:

-humor të përmirësuar

-humbje peshe

-përmirësimi i shëndetit të trurit.

Studimet kanë vërtetuar se kur krijohet një mjedis për trupin që ul temperaturën e tij bazë gjatë natës, njerëzit djersiten më pak dhe trupi kalon më shumë kohë në dy fazat më të rëndësishme të gjumit:

Më pak stres dhe më shumë humor të mirë

LEXO EDHE:

Back to top button