Cilat janë yjet e mëdha të futbollit që do të mungojnë në “Katar 2022”?

Mediumi i njohur britanik “The Sun” ka publikuar një formacion me yjet që do të mungojnë.

Në portë, portieri i Atalantas, Juan Musso nuk do të mundet ta ndihmojë Argjentinën shkaku i një dëmtimi në fytyrë, ku u detyrua ta bëjë një operacion.

Në mbrojtje mungojnë Reece James i Anglisë, Boubacar Kamara i Francës, Roland Araujo i Uruguait dhe Lucas Digne i Francës.

Mesfusha formohet nga emra të njohur si Georginio Ëijnaldum (Holandë), Paul Pogba dhe N’Golo Kante (Francë).

Në sulm do të jetë Portugalia që do të ndjej mungesën e dyshes, Diogo Jota dhe Pedro Neto, ndërsa Meksika do të duhet të bëjë pa Raul Jimenezin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button