Cilat mekanizma mund të ndikojnë në uljen e ekonomisë gri? Ja çfarë thotë Trenovski

Cilat mekanizma mund të ndikojnë në uljen e ekonomisë gri? Ja çfarë thotë Trenovski

Profesori universitar, Borçe Trenovski i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat shpjegon disa nga mekanizmat të cilët do të mund të ndikonin në uljen e ekonomisë gri. Përveç strategjisë për tërheqjen e punëtorëve në sektorin formal, Trenovski vlerëson se duhet të punohet edhe në lehtësimin e transaksioneve financiare digjitale, kundrejt përdorimit të parave të gatshme, shkruan Alsat.

“Definitivisht, ulja e mundësisë për pagesë me para të gatshme (kesh) e ulë ekonominë gri, ndikon edhe ndaj korrupsionit, por nuk është vetëm kufizimi i pagesës. Patjetër duhet të ketë edhe një sërë masash të tjera…duhet të shkohet edhe në një strategji të mençur, të stimulohen kanalet e tjera që sa më pak të përdoren parat e gatshme”, thotë Trenovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button