Cilat modele më të vjetra të Samsung po marrin Galaxy AI? Mësoni a është edhe telefoni juaj në këtë listë!

Samsung ka lançuar serinë Galaxy S24 me karakteristika të ndryshme të inteligjencës artificiale, p.sh. Galaxy AI. Tani e dimë gjithashtu se cilët telefona të tjerë do të marrin.

Siç tha gjigandi korean për Android Authority, shumë nga veçoritë e AI të prezantuara në serinë Galaxy S24 do të gjenden edhe në telefonat e vjetër.

“Këto veçori do të mbështeten gjithashtu në modelet e mëparshme, duke përfshirë serinë Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold 5 dhe Flip 5, dhe serinë Galaxy Tab S9 në gjysmën e parë të 2024,” tha Samsung.

Deklarata e kompanisë konfirmon dy gjëra: së pari, ne tani e dimë se Galaxy AI nuk do të mbetet ekskluzive për linjën Galaxy S24, por do të jetë i disponueshëm edhe në pajisje të tjera.

Së dyti, Samsung ka konfirmuar se pajisjet e lartpërmendura janë të parat që marrin përditësimin One UI 6.1 në gjysmën e parë të këtij viti.

E vetmja gjë që nuk e dimë ende është se cilat veçori të Galaxy AI do t’i përshtaten këtyre modeleve.

LEXO EDHE:

Back to top button