Cilesen humb Evropianin për “Covid 19”

Jasper Cilesen nuk do të mund të paraqitet me kombëtaren e Holandës, në Kampionatin Evropian.
Portieri i Valencias dhe kombëtares së Holandës, Jasper Cilesen nuk do të mund të paraqitet në Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Arsyeja e mungesës së Cilesenit është se ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Holanda ka bërë të ditur se tani, portieri i katërt, Marko Bizot do ta zë vendin e tij në “Euro 2020”.