Cili pacient do të lëshohet nesër nga spitali Sofjes?

Gazetar: Adnan Qaili
I mbijetuari i parë nga tragjedia me autobus Ebib Pajazitovski nesër lëshohet nga Spitali i Sofjes për tu transferuar në Shkup, shkruan Alsat.
Sipas informatave nga Spitali “Pirogov” për pacientin do të ketë transport të organizuar me autoambulancë, ndaj të cilit do të vazhdohet kurimi mjekësor në vend.
49 vjeçi ka pësur lëndime më të lehta trupore dhe djegie të pjesërishme të lëkurës gjatë djegies së autobusit ku të vdekur mbetën 45 udhëtarë dhe 7 të tjerë u lënduan.