Çiro Imobile, sjell epërsi për axurrët në Shkup

Kampioni aktual i Evropës, kombëtarja e Italisë , sapo nisi pjesën e dytë, arriti që të hap rezultatin në takimin, i cili pozhvillohet në Shkup.
Pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë, në zonën e rrezikut, më i gjindshëm ishte Çiro Imobile, i cili arriti që të dërgojë topin në rrjetën e Stole Dimitrievskit për 1-0.
Pas kontrollit të kësaj situate përmes sitemit VAR, në fund u vendos që të pranohet goli i shënuar nga kapiteni i Italisë.