Çka gjetën agjentët e FBI-së në shtëpinë e Trump-it?

Çka gjetën agjentët e FBI-së në shtëpinë e Trump-it?

Agjentët e FBI-së gjetën dhjetëra dosje të shënuara si të klasifikuara gjatë një kontrolli në shtëpinë e Donald Trump muajin e kaluar, tregon një dokument gjyqësor, raporton BBC.

Dokumenti, i bërë publik nga një gjykatë në Florida, ofron një inventar të përmbajtjes së 33 kutive të gjetura në pasurinë e ish-presidentit. Ai gjithashtu tregon se dosjet sekrete janë gjetur nga zyra e tij personale.

Trump, i cili po hetohet për trajtimin e të dhënave të klasifikuara, mohon akuzat, përcjell abcnews.al.

Regjistrimet e mëparshme gjyqësore kanë konfirmuar se ish-presidenti mbante të dhëna të klasifikuara në zonat e magazinimit në Mar-a-Lago, por dokumenti i pavulosur të premten tregoi se dhjetëra dosje u gjetën në zyrën e Trump.

Ndër sendet e gjetura nga ajo dhomë gjatë kontrollit të paprecedentë të 8 gushtit ishin:

3 dokumente të shënuara si konfidenciale

17 dokumente të shënuara sekret

7 dokumente të shënuara top sekret

43 dosje bosh me banderola të klasifikuara

28 dosje bosh me etiketën “Kthimi te sekretari i stafit/ndihmës ushtarak”

Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe emailet e tyre në Arkivin Kombëtar. Departamenti i drejtësisë po shqyrton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë të pahijshme të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në pronën e tij në Mar-a-Lago pasi ai u largua nga detyra në janar 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button