Çka janë batica dhe zbatica?

Çka janë batica dhe zbatica?

Gjatë ditës, uji në detëra dhe oqeane nuk qëndron gjithmonë në të njëjtin nivel: niveli i ujit ngritet dhe zbret.

Ngritja e ujit të detit quhet baticë, ndërsa tërheqja e tij nga bregu quhet zbaticë. Deti Mesdhe, që është një det shumë i mbyllur, ka një ndryshim shumë të vogël të nivelit të ujit.

Kur detërat dhe oqeanet janë shumë të hapura, ndryshimi i niveleve të ujit gjatë baticës dhe zbaticës mund të arrijë në disa periudha edhe 15 metra, sikurse në brigjet e Gadishullit Kotanten, në Normandinë e Poshtme.

Por, meqenëse deti në disa vende është më i lartë e në disa të tjera më i ulët, midis këtyre dy niveleve krijohet një rrymë e gjerë batice, shpejtësia e së cilës mund të arrijë mbi 20 kilometra në orë.

Shkaku kryesor i baticave dhe i zbaticave është tërheqja gravitacionale që ushtron Hëna mbi ujin e deteve dhe të oqeaneve.

LEXO EDHE:

Back to top button