Çka po kurdis Elvana Gjata kësaj here? Po rikthehet me një duet ndërkombëtar

“Sa herë që Elvana “humb”, ka një gjë të madhe për të prezantuar”. Kështu u shpreh Valdrin Sahiti kohë më parë për miken e tij Elvana Gjata.

Kjo e fundit para disa ditësh ka postuar disa foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se me shumë mundësi fotot janë shkëputur nga videoklipi i ri që ajo po sjell. E në fakt autorja e hitit “Ku vajti” po vjen me një bashkëpunim, pasi duket se ajo ka bashkuar forcat me një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.

Ajo që na ka çuar drejt këtij detaji janë fotot e postuar në të njëjtin vend. Orhan ka postuar këto foto, ku është shfaqur edhe Elvana në fotot e fundit, madje ajo edhe i ka pëlqyer ato.

Në fakt, rreth një vit më parë,  DJ  i njohur postoi në Instastory një video ku dëgjohej një vijë muzikore dhe i kishte bërë tag Elvanës. Nuk ka ende detaje rreth këtij dueti, por me siguri do jetë WOW!

LEXO EDHE:

Back to top button