Çka tha mbrëmë Mickoski në Alsat? – Kundër idesë së kreut të Alternativës dhe dallime me VLEN-in edhe për përdorimin zyrtar të shqipes
Çka tha mbrëmë Mickoski në Alsat? – Kundër idesë së kreut të Alternativës dhe dallime me VLEN-in edhe për përdorimin zyrtar të shqipes

Gazetar: Suad Bajrami
Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për Alsat theksoi se ka dëshirë dhe mendon për çështjen e ndryshimit të stemës së shtetit, megjithatë për të as nuk ka pasur iniciativë e as nuk është diskutuar. Për ofertën e VLEN-it që stema të ndryshohet në pako me çështjet e tjera, Mickoski tha se nuk mund të pranojë ose refuzojë diçka që nuk është vendosur në tavolinën e bisedimeve.
“A ka tani ndonjë iniciativë? Jo, nuk ka nëse do të kishte do ta dinte opinioni, do të hyjë në Kuvend e kështu me radhë. A mendoj? Po. Vlerësoj se simboli heraldik, luani i tokës është simbol i të gjitha atyre gjeneratave që kanë jetuar në këto hapësira dhe kjo nuk është diçka që është e fshehtë. A ekziston, konensus politik? A ekziston konsensus shoqëror? Prej kësaj që e pamë në opinion, dukshëm nuk ekziston. Dhe këtu konkluza është e qartë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Partneri i koalicionit VLEN edhe përkundër faktit që s’ka asnjë nismë për ndryshimin e stemës dhe himnit, hodhi disa ide. Ndër më interesantet ishte, ajo e kreut të Alternativës Zeqirija Ibrahimi, në deklaratën për Gazetën Lajm.
“A mund të ketë 2 tekste himni? Po s’përjashtohet edhe ajo domethënë ku shqiptarët do të mund të kenë tekstin e vet të himnit dhe ata tekstin e vet të himnit”, kishte thënë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës.
Por, përgjigja e Mickoskit për këtë ide, ishte e prerë.
“Domethënë nuk vjen parasysh që të ndryshohet teksti? Absolutisht. Ashtu siç propozojnë dhe japin ide nga partnerët e juaj. Tamam puna. Njëra për maqedonasit e tjetra për shqiptarët. Tamam puna. As është bërë fjalë, ajo temë e diskutimit. E as ndërmend nuk më bie të hyj në çfarëdolloj diskutimi në të cilin do të ndryshohet tekst i himnit i cili pasqyron gjenezën historike në krijimin e këtij shteti”, ishte përgjigja e Mickoskit mbrëmë në Alsat.
Mickoski dhe VLEN, me dallime edhe për çështjen e përdorimit zyrtar të shqipes.
“Gjuhë e vetme zyrtare me të cilën shteti komunikon dhe institucionet flasin mes vete është gjuha maqedonase. Neni 1 thotë se në të gjitha institucionet shqipja është gjuhë zyrtare zotëri Gashi, pra që mund të komunikojnë edhe në gjuhën shqipe.
Ajo është gjuhë e përkthyer…”, thotë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.
“Në nivel të shtetit, maqedonishtja dhe mundet të shfrytëzohet edhe shqipja. 20 përqind – shqipja… Mirë, ajo është shqipja, 20% është shqipja. Shqipja dhe maqedonishtja. Saktë. Maqedonishtja është zyrtare, por mund të shfrytëzohet edhe shqipja dhe ajo ashtu duhet të respektohet dhe këtu nuk duhet askush të ketë mëdyshje dhe këtë absolutisht të gjitha organet e administratë shtetërore duhet ta respektojnë”, tha Hristijan Micksoki, kryeministër./ Alsat.mk