Çka u diskutua mbrëmë në Studion e Hapur në Alsat
Çka u diskutua mbrëmë në Studion e Hapur në Alsat
Gazetare: Ajnur Bafqari
Nevojat e të rinjve dhe ofertat politike në Maqedoninë e Veriut nuk korrespondojnë me njëra tjetrën, dhe të rinjtë nuk e gjejnë veten në asnjë program të partive politike.
Kështu deklaroi Emir Hasanoviç në edicionin special kushtuar zgjedhjeve në Alsat, ku theksoi se në Maqedoninë e Veriut, përveç përçarjes etnike, ka edhe përçarje mes gjeneratash e gjithë kjo e shkaktuar nga zhvillimi i intelegjencës artificiale që nuk merret parasysh nga politika tradicionale.
Ai nënvizoi se partitë duhet ta kenë parasysh se loja ka ndryshuar, se ka moment të ri historik dhe nevojitet përshtatje.
“Kemi apati prej të rinjve, ata nuk shohin televizor, shohin reelsa, për atë Amar Mecinoviç kishte 60 mijë vota, njeri pa fakultet, njeri pa asnjëfarë backgroundi politik, moment i ri politik, gati, është ndërruar loja. Kemi treg për makina elektrike, çfarë po bën Maqedonia për atë punë, ku është Maqedonia, a punon në aspekt të përpunimit të mineraleve të tokës, jo, as që nuk i mendojmë madje, se ajo nuk është prioritet për ne, duke humb nga një qytet çdo 10 vjet, nuk është prioritet për ne, ajo është ndryshimi konceptual. Deri në 2050, 40 përqind e ujit të freskët të botës nuk do të ekzistojë si koncept, nuk do të jetë këtu, gati, çfarë bëjmë ne për atë, i kemi rezervat më të mëdha të botës, çfarë bëjmë ne për atë, a e ka përmend dikush, kemi problem me ujësjellësin dhe unë tash do flas a do të vjen Ali Ahmeti a do jep dorëheqje, a do vjen Mickoski, absurd, dhe rinia nuk funksionon në këtë frekuencë”, tha Emir Hasanoviç, analist.

Liridona Beqiri, nga ana tjetër, tha se gjatë fushatës është përdorur fjalor shumë banal nga ana e politikave, të cilët sipas saj, vuajnë nga një kancer i kapadaillëkut.
“Ishte një nga fushatat më të fëlliqura të mundshme që i kemi përjetuar, me një fjalor shumë banal mes politikanëve, dhe mund të them që gjithë kasta politike shqiptare vuan nga një autizëm konstant i të bërit politikë dhe politikanët shqiptarë vuajnë nga një kancer i kapadaillëkut i cili është i metastazuar deri në asht në mendësinë e tyre dhe përderisa neve na mungon uniteti mbarë shqiptarë ku po rrezikohet indi kombëtarë në shumë segmente”, u shpreh Liridona Beqiri, analiste pjesa e parë.

Lidhur me rezultatet e këtyre zgjedhjeve, foli edhe drejtuesi i OVL-UÇK-së Besim Hoda.
“Do të kisha dashur që Ali Ahmetin ta shoh në një deklarat të thotë që po humbëm, faji dhe përgjegjësia është e imja, me gjithë ata probleme dhe gabime që kam bërë gjatë kësaj dhe uroj që votat e shqiptarëve dhe mbështetjen 23 vjeçare të shqiptarëve do ta rikthej në vendin e duhur dhe u premtoj shqiptarëve që do ta bënte atë duke reformuar vetveten në fillim dhe strukturën të cilën e përfaqëson, ose të tërhiqet totalisht nga politika, duke e ruajtur sado pak atë që i ka mbetur një lideri të UÇK-së..”, theksoi Besim Hoda, analist pjesa e dytë.
Alsat përveç edicionit special kushtuar rezultateve zgjedhore, ku kishte mysafirë të shumtë në studio, edhe gjatë gjithë ditës kishte edicione speciale çdo dy orë ku raportoi për ecurinë e zgjedhjeve nga terreni, nga të gjitha komunat ku zhvillohej gara e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. / Alsat.mk








