Clark vjen në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Mehajn
Clark vjen në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Mehajn

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë.
Ai aktualisht është në takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, njofton Klankosova.tv.
Në ndërtesën e qeverisë bashkë me ministrin e Mbrojtjes ka hyrë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili më pas tha se nuk është pjesë e këtij takimi.
Për vizitën e ushtarakut amerikan në Prishtinë nuk kishte ndonjë njoftim paraprak.
Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe 23 vjet më parë, është këshilltar i jashtëm i ministrit Armend Mehaj dhe kësisoj ndan eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.