Clinton, Bush dhe Obama në përpjekje për të treguar se vaksina kundër Covid-19 është e sigurt, do të vaksinohen para kamerave

Ish presidentët Barak Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, kanë dalë vullnetarë për tu vaksinuar live para kamerave, në përpjekje për të bindur njerëzit të vaksinohen.

Zyrtarë të stafit të presidentit të 43 të ShBA, Xhorxh Bush, kanë kontaktuar me ekspertët më të njohur në vend në përpjekje për të parë se si mund të ndihmojnë me promovimin e vaksinës. Edhe sekretarja për shtypin e ish presidentit Clinton, tha për CNN se ai do të ishte i gatshëm të vaksinohej në publik me qëllim promovimin e vaksinës.

Ndërsa ish presidenti Obama, tha në një emision televiziv se nëse Anthony Fauci do të thoshte se vaksina është e sigurt, ai do ta besojë atë.

“Mund të përfundoj duke u vaksinuar para kamerave, ose duke e filmuar atë, në mënyrë që njerëzit ta dinë se unë i besoj shkencës dhe ajo që unë nuk dua është të prekem nga koronavirusi”, tha Obama.

LEXO EDHE:

Back to top button