Çmimet, Azeski mbron operatorët ekonomikë

Çmimet, Azeski mbron operatorët ekonomikë

Problemi në rritjen e çmimeve qëndron mes përplasjeve të vazhdueshme mes prodhuesve dhe tregtarëve, thotë kreu i Odës Ekonomike Branko Azeski. Sipas tij, çështja duhet të zgjidhet me dialog mes aktorëve dhe qeverisë. Ai kërkon qasje serioze.

“Dialogu është dalje nga kjo situatë. Ky problem nuk është i tanishëm, është prej më herët në relacionin mes prodhuesve dhe shitësve. Tek ne ai dialog zhvillohet në vazhdimësi edhe pse ju ndoshta nuk e shihni në sipërfaqe. Në përpiqemi që ta ndalojmë që çdo lëkundje mes tyre të mos pasqyrohet në standardit e qytetarëve. Mendoj se këto forma dhe metoda të reja aktivitetesh përmes rrjeteve sociale do të bëhen përditshmëri dhe ne duhet t’i respektojmë dhe t’i mbështesim. Ky duhet të jetë sinjal për një bisedë serioze që do të sjell zgjidhje. Ne kishim miratim të një ligji i cili duhej të pengonte që këto gjëra të ndodhin dhe ai ngjalli shumë tensione në shoqëri. Kur përpiqesh të rregullosh një sistem, do të kesh shumë probleme serioze kurse gjithë kompleksi i kësaj çështje është një detyrë serioze për këtë shtet. Ne do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme dhe sigurisht bashkë me shtetin dhe me aktorët do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button