Çmimi Oscar për kastin më të mirë prezantohet nga viti 2026

Një Oscar i ri për kastin më të mirë do të prezantohet nga viti 2026, tha Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila organizon çmimet Oscar.

Drejtuesit e Akademisë Bill Cramer dhe Janet Young thanë në një deklaratë se drejtorët e kastit “luajnë një rol thelbësor në krijimin e filmave”.

“Ndërsa Akademia evoluon, ne jemi krenarë të shtojmë kastin në disiplinat që njohim dhe festojmë,” thanë ata.

Ceremonia Oscar e sivjetme, e organizuar nga prezantuesi amerikan Jimmy Kimmel, do të mbahet në Los Angeles më 10 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button